Mark Lanegan, këngëtari i grupit “Screaming Trees”, ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Muzikanti, gjithashtu një anëtar i Queens Of The Stone Age dhe The Gutter Twins, ndërroi jetë këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Killarney, Irlandë. Njoftimi u bë përmes një deklarate në llogarinë e tij në Twitter.
“Miku ynë i dashur Mark Lanegan ndërroi jetë këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Killarney, Irlandë. Këngëtar, kompozitor, autor dhe muzikant i dashur, ishte 57 vjeç dhe ka lënë pas gruan e tij Shelley. Asnjë informacion tjetër nuk disponohet për momentin. Familja i kërkon të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë moment.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Lanegan ishte frontmeni i The Screaming Trees nga 1985-2000 dhe ishte gjithashtu i njohur për punën e tij me grupe si Queens of the Stone Age, Mad Season, The Gutter Twins dhe për bashkëpunimet e tij të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb