SHBA

Autoriteti brazilian shëndetësor Anvisa njoftoi se një vullnetar i vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit ka vdekur, duke deklaruar se çështja po hetohet.

Vullnetari ishte regjistruar në provë por ende nuk e kishte marrë dozën, raporton agjencia ‘Bloomberg’ duke cituar burime nga autoritetet shëndetësore brazialiane ‘Anvisa’ dhe Universitetin, San Paolo.

Autoritetet thanë se testimi i vaksinës do të vazhdojë pas vdekjes së vullnetarit, por nuk dha detaje të mëtejshme, duke përmendur konfidencialitetin mjekësor të atyre që ishin përfshirë në prova.

Universiteti Federal i Sao Paulo, i cili po ndihmon në koordinimin e provave klinike të fazës 3 në Brazil, tha se vullnetari ishte brazilian, por nuk tha se ku jetonte personi.

Provat klinike të fazës 3 të AstraZeneca u pezulluan në fillim të shtatorit pasi një pjesëmarrës në studim në Mbretërinë e Bashkuar pati një dëmtim të palcës kurrizore.

Provat kanë rinisur në Mbretërinë e Bashkuar si dhe në Brazil, por jo në SHBA. Vaksina po zhvillohet ne Universitetin e Oksfordit. Astrazeneca ka reaguar duke u shprehur se provat do të vijojnë.

“Nuk mund të komentojmë në raste individuale, ndërkohë që po zhvillohen provat për këtë vaksinë, pasi i përmbahemi rreptësisht konfidencialitetit mjekësor, por mund të konfirmojmë se janë ndjekur të gjitha proceset e kërkuara të rishikimit. Deri më tani nuk ka pasur shqetësime për ecurinë e vaksinës”-ka deklaruar Astra Zeneca.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters shkruan teksa i referohet një burimi se vullnetari që ka humbur jetën bënte pjesë në grupin e kontrollit, ku nuk merret vaksina anti-covid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb