Lusia Hiriart, e veja e gjeneralit kilian, Augusto Pinoçet, autor i grushtit të shtetit të vitit 1973 kundër ish-presidentit, Salvador Alende, vdiq në Santiago, në moshën 99-vjeçare.

E konsideruar “grua e hekurt”, e cila kishte shkëlqyer për pushtetin e saj në hije gjatë viteve të diktaturës (1973-1990), Hiriart ishte i sëmurë prej disa kohësh dhe muajt e fundit ishte shtruar disa herë në spital për probleme respiratore.

Që nga vdekja e bashkëshortit, më 10 mars 2006, Hiriart kishte zgjedhur të mbante një profil të ulët, edhe për shkak të problemeve ligjore në lidhje me trashëgiminë familjare dhe menaxhimin e qendrave për nënat, një rrjet institucionesh që refuzuan të largoheshin, pavarësisht se Pinoçetit iu desh t’ia dorëzonte pushtetin presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Patrisio Ajluin, në mars 1990.

Dalja e saj e fundit publike ishte në prill 2020, pas vdekjes së Serxho Onofre Jarpa, ish-ministër i Brendshëm i diktaturës.

Në një biografi të paautorizuar, të publikuar në vitin 2013, me titullin ”Dona Lucia”, e gazetares Alehandra Matus, Hiriart përkufizohej si një “stratege politike e pushtetit në hije” dhe se vetë Pinoçeti e kuptoi se ajo ishte një nga njerëzit që kishte ndikuar më shumë në vendimin e tij për të udhëhequr grushtin e shtetit kundër presidentit Salvador Alende.

Lusia dhe Pinoçeti, të cilët u martuan në 1943, patën pesë fëmijë, Lusian, Auguston, Veronikën, Mark Antonion dhe Zhaklinën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb