Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilëson vizitën dhe mesazhet e Presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, si një sinjal se FSHF duhet te mbaje zgjedhje transparente dhe te drejta.

Sipas Veliajt, zgjedhjet ne FSHF duhen shtyre derisa premtimi i Ceferin, për të sjelle ne Tirane nje ekip te UEFAs, që adreson te gjitha falsifikimet, të mbaroje punë. Ai shtoi se vete Ceferin e ka kufizuar mandatin e tij ne 3 mandate dhe ky model duhet te ndiqet edhe nga FSHF.

“Ceferin ka dhënë vetë shembullin model. Ai e ka caktuar vetë se Presidenti i UEFAs nuk mund te këtë me shume se 3 mandate. Pra, po ke për të dhënë diçka, nese nuk i jep në 12 vjet, nuk ke më çfarë jep. Për këtë arsye do të doja që modeli i tij të ndiqej edhe këtu. Fakti që këta thonë – ‘jo, unë dua herën e 6-të’, kur Ceferin ia ka vene kufirin vetes deri ne 3 herë, do të thotë se ata nuk kanë respekt për Ceferin. Ata thjesht duan ta përdorin dhe më vjen mirë që ai nuk u përdor,” u shpreh Veliaj në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në “News24”.

Kreu i Bashkisë theksoi faktin se vizita e Ceferin provoi se beteja për fair play në FSHF ia ka vlejtur.

“Zgjedhjet në FSHF duhen shtyre, derisa premtimi i Ceferin, për te sjellë në Tirane një ekip të UEFAs, qe adreson të gjitha falsifikimet, te mbaroje pune dhe të pyesin: ‘Pse nuk e botoni listën e delegateve?’; ‘Kush voton?’; ‘Pse janë njerëz që nuk kanë lidhje me sportin?’; ‘Pse hiqni internetin e nuk lejoni njerëzit të komunikojnë?’; ‘Pse nuk është media aty, që ta pyesë atë lavazhierin: “O shok, ti je nga Shijaku, çfarë do këtu në zgjedhjet e Tiranës?” “Ti tjetri, që je roje te pularia, për çfarë je këtu?” “Ti që je kushëriri i tij, për çfarë vjen këtu?”. Fakti që sot, për herë të parë, kemi një angazhim publik për të sjellë vëzhgues nga UEFA qe t’i shohin të gjitha këto problematika, do të thotë se beteja ia paska vlejtur, se po të mos kishim bërë këtë betejë, vëzhguesit nuk do te vinin,” tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb