TIRANE – Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur peticionin për Reformën në Drejtësi. Kryebashkiaku Veliaj kërkoi të mos qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj reforme të shumëpritur nga të gjithë shqiptarët, por që të mblidhen 1 milionë firma për Vettingun.

“Janë gjykatat e korruptuara që bllokuan punët e bashkisë. Nuk duhet të qëndrojmë indiferent ndaj reformës në drejtësi. Të mbledhim 1 milionë firma. Një minorancë e zhurmshme në një çadër të ngujuar mundohet ti imponohet një shumice të heshtur. Besoj që shumica e heshtur e ka fjalën sot, besoj se ne do të kemi 1 milion firma për vettingun, për reformën dhe për tu siguruar që gjykatat tona nuk janë një ankand.  Është e nevojshme që të sigurohemi që gjykatat tona nuk janë në ankand. Qytetarët e Tiranës t’i tregojnë botës se Shqipërisë i dalim zot vetë. Ambasadorët dhe të huajt nuk e duan vendin tonë më shumë se sa ne, prandaj kush e do Shqipërinë të firmosë peticionin për Reformën në Drejtësi dhe Vettingun,” tha Veliaj.

Qëndra ku mblidhen firmat për Reformën ndodhet në Parkun Rinia në kryeqytet.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb