TIRANE– Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, vijoi takimet me banorët e Njësisë nr. 1 në kryeqytet, duke dëgjuar nga afër problemet e tyre, me të cilat përballen çdo ditë. Veliaj kërkoi nga banorët çdo votë për menaxhimin e qytetit pas 21 qershorit.

“Njësia nr. 1 është një nga zonat e lëna pas dore. Rrugët, rrugicat, janë shqepur”, u shpreh Veliaj gjatë ecjes së tij me banorët në këtë zonë.

“Duhet të keni parasysh se duke filluar nga kjo rrugë dhe për të vazhduar më brenda, është skandal. Jo sikur jetojnë njerëz, por sikur jetojnë kafshë. Rrugët janë copë – copë”, – shprehu shqetësimin një tjetër banor.

Më herët Veliaj zhvilloi një dëgjesë me banorët e kësaj njësie, të cilët vunë në dukje problemet me pastrimin dhe infrastrukturën e rrugëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb