Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë apel PD që të mos përdorë këtë situatë për përfitime politike.

Duke folur në News 24, kryebashkiaku Veliaj theksoi se nuk ka asnjë koment në lidhje me deklaratat e PD drejtuesit e së cilës flasin për oligarkë por rrinë të shtëpia e oligarkëve.

I pyetur nëse do të ndërhyhet tek teatri, Veliaj tha se mezi pret t’i kthehet debatit të teatrit por kur të mbarojë kjo krizë. “Këto ia kam lënë atyre të gjumit dhe që i kanë shtëpitë tek oligarkët. mezi pres t’i kthehem debatit të teatrit por kur të mbarojë kjo krizë.”, tha Veliaj.

Po ashtu ai tha se: “Nëse PD do të përdorë çdo krizë për një lavdi patetike që nuk i shkon këtij momenti, është e lirshme ta bëjë. Por për dikë që shan oligarkët dhe rri te shpia e oligarkëve. Për dikë që shan autostradat dhe bën biznes te ndërtesat e atyre që kanë autostradat. Për dikë që bllokon rrugën kur ne mnd ta kishim mbaruar Astirin… Nuk kam asnjë koment”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: