Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, reagon në “Facebook” në përfundim të procesit zgjedhor, i cili u mbyllë në orën 19:00.

Mehmetaj shkruan se Erion Veliaj nuk ja doli të detyronte as 100 mijë vetë të dilnin të votonin dhe tani kërcënon komisionerët e PS që të mbushin në mënyrë fiktive kutitë.

Më tej, ish-deputetja shkruan se pjesëmarrja ishte rreth 12-13%, por socialistët duan t’i sheshin si dyfish. Më tej, ajo paralajmëron se çdo gjë është e filmuar dhe fotografuar dhe do të bëhet publike.

“Lali Eri nuk ja doli dot të detyrojë as 100 mijë vet të dilnin të votonin dhe tani kërcënon komisionerët e PS që të mbushin në mënyrë fiktive kutitë. Nga monitorimet që kemi në terren qendra që deri në orën 18:00 kishin rreth 12-13 % pjesëmarrje, tani duan ti shesin 2fish.

Mos kini merak, çdo gjë është e filmuar dhe fotografuar dhe do të bëhet publike. Deklaratat e shërbëtorëve të tij nuk do i mbushin dot kutitë! Lali si #Pinoku! Pinokun si personazh e shohin fëmijët, po lalin kush do pranojë ta shohë më? Mbi 80% e Tiranës i than edhe atij #IK”, shkruan Mehmetaj.

Kejdii
Kejdii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb