TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk i kurseu sulmet për Partinë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij para këshilltarëve të majtë, pasi demokratët bojkotuan mbledhjen për t’ju bashkuar protestës së opozitës, Veliaj theksoi se në Tiranë ka dy palë njerëzish, ata që punojnë dhe ata që bëjnë krejt të kundërtën.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1304385502943737/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

“Në Tiranë ka 2 palë njerëzish. Një palë që punon dhe një palë që nuk punon”, tha Veliaj.

Kreu i këshilltarëve demokratë, Leonard Olli u shpreh pak para nisjes së mbledhjes se këshilltarët e djathtë do jenë pjesë integrale e protestës së Partisë Demokratike, ndërsa ky vendim është marrë nga të gjithë anëtarët e opozitës.

“Do të bojkotojmë mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Do të jemi pjesë integrale e protestës së PD. Vendimi është marrë nga të gjithë anëtarët e opozitës në Këshill. Nuk do të jemi pjesë e farsës së pseudoreformave”- tha Olli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: