Me iniciativë të prefektit të qarkut të Korçës Nertil Jole, sot 3 familje në Shtyllë, një fshat malor, nuk janë më në qiell të hapur. Të mbetur prej një viti pa shtëpi, pas zjarrit që iu dogji banesën e përbashkët në nëntor të vitit të kaluar, ata sot kanë një strehë të përkohshme ku të jetojnë.

Ata e informuan prefektin Jole me problemin e tyre gjatë një takimi që patën me të në fshatin e tyre muajin e kaluar. Jole pas kontaktit me aktorë institucionalë e subjekte privatë bëri të mundur që në këtë fshat të dërgoheshin sot 4 kontejnerë të përshtatur si njësi-banimi për 3 familjet me fëmijë e të moshuar.

Në një rrugë të gjatë e të vështirë u transportuan me trajlera 4 kontejnerë, që shërbejnë si njësi për banim, të cilat u dhuruan nga subjekte private. Jole u shpreh se sot u realizua premtimi që iu bë 3 familjeve për sigurimin e një strehimi të përkohshëm deri në zgjidhjen përfundimtare.

“Transportuam sot 4 kontejnerë, që shërbejnë si njësi për banim, të cilat u dhuruan dhe u transportuan në fshat nga subjekte private, të cilat i falenderoj. Ato u vendosën në fshat, për t’iu siguruar 14 banorëve të prekur nga fatkeqësia kushte normale strehimi të përkohshme, sidomos gjatë periudhës së dimrit jo të lehtë, që kalon ky fshat i thellë malor”, tha prefekti Jole.

Falë vëmendjes, solidariteti dhe bashkëpunimit, 14 banorë të prekur nga fatkeqësia do të kenë kushte më normale strehimi, derisa të kenë shtëpinë e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: