Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Hagës që dënoi me 81 vite burg ish-themeluesit e UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Deputeti demokrat shprehet se nuk mund të vendosen në të njëjtën peshore lufta për pushtim dhe lufta e një populli për çlirim.

“Nderim për dëshmorët, respekt për çlirimtarët dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Lavdi UÇK-së!”, thuhet në reagimin e Gjekmarkaj.

Reagimi i Gjekmarkajt
Vendim skandaloz!
Lufta Çlirimtare e UÇK-së mbetet në kujtesën e shqiptarëve si një luftë për lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e tyre.
Të mbrosh atdheun, familjen dhe shtëpinë tënde përballë dhunës dhe pushtimit është një akt i natyrshëm i rezistencës dhe dashurisë për vendin.
Nuk mund të vendosen në të njëjtën peshore lufta për pushtim dhe lufta e një populli për çlirim.
Nderim për dëshmorët, respekt për çlirimtarët dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Lavdi UÇK-së!

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb