Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, flet sot për vendimin e vendeve anëtare të BE për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe RMV.

“Vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh për ne por edhe një mossukses i politikës së Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Zaev, i cili për bllokimin nga Bullgari ka thënë se nuk është vlerë evropiane.

“Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptarë kanë përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja”, është shprehur Zaev.

Më tej, kryeministri Zaev ka theksuar se “Popujt tonë dhe qeveritë tona në mes të Ballkanit demonstrojnë vlera evropiane, ne me shpejtësi të madhe jemi nis në mënjanimin e barrierave dhe pengesave mes nesh. Kemi sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta. Këtu jam bashkë me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se edhe më shumë do ti afrojmë popujt tanë”.

Zaev i ka bërë këto deklarata në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke shtuar se për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, integrimi në BE, mbetet alternativë e vetme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb