TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e cilëson një turp juridik vendimin e gjykatës për ish-deputetin e PD Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Fredi Alizotin dhe Albert Veliun.

Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se të dënosh dikë për kallëzim të rremë pa bërë kallëzim është turp juridik dhe këtë e di mirë çdo gjykatës.
Sipas tij, po përdoret pushteti për të mbyllur gojën e kundërshtarëve politikë.

“Ai vendim i gjykatës që dënon dikë për kallëzim, pa bërë kallëzim është një turp juridik! Jo gjykatësi, por edhe një student i vitit të tretë juridik e di shumë mirë që ai vendim nuk shkon.
Njëkohësisht ky një sinjal i qartë rreziku që gjykata nuk është e pavarur dhe po përdoret nga pushteti për të mbyllur gojën kundërshtarëve politikë dhe denoncuesve të krimeve shtetërore.
Jam 100% i bindur se ai vendim është i goditshëm e rrëzueshëm dhe pa asnjë efekt. Por duhet vetëm normalitet gjyqësor”, shkruan Manjani.

Manjani
Manjani

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb