Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës, edhe Britania e Madhe ka lëshuar një alarm të fortë sigurie për shtetasit e saj në Kosovë, vetëm një ditë përpara shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Përmes një përditësimi me urgjencë të këshillave të udhëtimit, autoritetet britanike kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave, veçanërisht më 16 shtator, Prishtina dhe qytetet e tjera kryesore të vendit pritet të përfshihen nga tubime masive popullore, të cilat mund të sjellin bllokime të rënda të trafikut dhe ndërprerje të transportit publik.

Qeveria britanike u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë shtetasve të saj që të ndjekin me kujdes zhvillimet lokale, të planifikojnë lëvizjet me afate më të gjata kohore dhe të qëndrojnë plotësisht larg turmave të mëdha e demonstratave. Radhitja e Londrës krah Uashingtonit dhe Parisit rikonfirmon vigjilencën e aleatëve perëndimorë përballë tensioneve që pritet të mbërthejnë rajonin pas vendimmarrjes së Hysë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb