Deputeti demokrat, njëherësh ish-prokuror, Dashnor Sula është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open” në News 24, ku po diskutohet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani.

Ai tha se në proces ‘janë futur duart’ dhe se kanë kanë ikur prokurorë dhe gjyqtarë që nuk duhet të iknin.

“Mesa di unë, dhe me sa e njoh unë zotin Cani, ruaj konsiderata të larta, një prokuror korrekt. Rasti i zotit Cani është trajtuar me shumë kujdes dhe avokatët mbrojtës kanë bërë të gjitha kërkesat ligjore përpara dhe të KPP, ku kanë kërkuar edhe përjashtimin e zotit Daci dhe Ardjan Hadari. Procesi, në proces janë futur duart, të gjithë e dimë. Persona të caktuar ose aktorë të caktuar. Të jemi të ndërgjegjshëm jetojmë në një vend ku e dimë të gjithë si funksionojnë disa gjëra. Po ju them që kanë ikur prokurorë dhe gjyqtarë që nuk duhet të iknin”, tha ai.

Nga ana tjetër Mentor Kikia u shpreh: Pa dyshim që duhet ndarë procesi nga individi, megjithatë fakti që komisionet e vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatëse, ata që njihen si autorët e Vettingut, u krijuan për të pastruar sistemin e drejtësisë nga njerëz ata që ishin të korruptuar, rezultuan se ishin vetë pjesë e mekanizmit të inkriminimit, pa dyshim që nuk po them e rrëzon vettingun, por e bën pis.
Nëse në komisionin e apelimit një gjykatës si Luan Daci ishte i përfshirë në vepra penale, nuk mund të ketë moral që të firmosë për të largua nga sitemi njerëz të cilët kanë qenë pjese e drejtësisë, qoftë prokurorë ose gjykatës dhe sipas gjykimit të tyre janë të padenjë për të qene në këtë sistem.
Unë mendoj që këtu nuk është thjeshtë Çështja një prokuror kundër një gjykatësi. Por Çuarja e Çështjes në Strazburg, kishte një domethënie tjetër, kishte domethënien, padia e një gjyaktësi kundër një procesi të tërë që ka marrë përsipër të pastrojë sistemin e drejtësisë.
Komisonet e vettingut morën përsipër për të bërë rolin e perendisë! Ky zotëria ka shërbyer një jetë në sistem dhe me një firmë të këtij zotërisë tjetër, ky shkon në rrugë dhe kjo është përgjegjësi shumë e madhe. E dëmton besueshmërinë e vettingut, dhe unë besoj që në mënyrë të menjëhershme komisioni duhet të zhbëjë të gjithë vendimet ku ka qenë votues Luan Daci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: