Anëtari i Këshillit Kombëtar të grupit të Berishës, Lisandër Hoxhai ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, komentoi vendimin e Gjykata Kushtetuese, e  cila rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim, por ka braktisur, ndërsa shtoi se kjo e fundit po shmanget dhe nuk po bën detyrën siç duhet.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim, por ka braktisur detyrën. Dua të theksoj se ’kishte vendim! Është hera e parë që Kushtetuesja që shmanget dhe nuk bën detyrën, për mendimin tim të drejtë ka Berisha. Ky vendim ishte filo-PS në shkelje të kompetencave qe ligji i ngarkon gjykatësve. Ky organ nuk ka kompetencat ndaj ekziston imuniteti i deputetit. Pasi mund të sulmohen politikisht. Çfarë ka ndodhur? Regjimi vret. Kjo është logjika e ndjekur nga Kushtetuesja”, u shpreh Lisandër Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb