Varshava dhe Kievi njoftuan një vendim që përfshin Lituaninë, që do të përshpejtojë tranzitin e grurit ukrainas drejt vendeve të tjera.

Kjo është marrëveshja e parë midis dy vendeve që nga shpallja në mes të shtatorit për një embargo polake ndaj importeve.

“Ne kemi arritur një marrëveshje për një çështje të rëndësishme,” u tha gazetarëve Robert Telus, ministri i Bujqësisë i Polonisë në fund të një takimi trepalësh. “Nga nesër, kontrollet në kufirin ukrainas-polake për drithërat që kalojnë tranzit përmes Lituanisë do të kryhen në territorin lituanez, në një port lituanez”, tha Telus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb