Policia e Stacionit Policor të Manzës në Durrës ka proceduar penalisht një 57-vjecar në këtë zonë, pasi ka vendosur muzikë të lartë në një ceremoni familjare.

Uniformat blu të qytetit bregdettar thanë se A.D  u procedua, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz kanë proceduar për veprën penale” Prishje e qetësisë publike” shtetasin A.D., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, tek Gjiri i Lalëzit,  në banesën e tij, për shkak të një ceremonie familjare ka vendosur muzikë të lartë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb