Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje oligarkëve që të vendosin atdheun para fitimeve të tyre.

Miliarderët rusë janë nxitur të venë patriotizmin para fitimit dhe të investojnë për vendin e tyre.

Duke iu drejtuar posaçërisht elitës së biznesmenëve të Rusisë, Putin tha se roli i tyre nuk është vetëm që të fitojnë sa më shumë para, por të mbështesin shoqërinë e vendit. “Një sipërmarrës i përgjegjshëm është një qytetar i vërtetët i Rusisë, një qytetar që kupton dhe vepron në interesat e saj”, tha Putin në një deklaratë ditën e sotme.

Putin tha gjithashtu se do të konsideronte një qasje sa më ‘fleksibël’ ndaj ndalimit të organizatave ruse që paguajnë për aksionarët dhe kompanitë mëmë në vendet ‘jomiqësore’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: