Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka folur në emisionin ‘’Aktualitet’’ të Bejdo Malos ‘’Fax News’’ për funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese që kaloi pikërisht nga duart e tij me dekretimin e anëtarit të 6-të Përparim Kalo.

Meta referuar Komisionit të Venecias thotë se mazhoranca duke kapur KED ka bllokoi për rreth 3 vite funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu ai thekson se si President dhe më parë si Kryetar i Kuvendit ka qenë i vetmi që ka kontribuar dhe ka kërkuar bashkëpunim që mos bllokohej funksionaliteti i kësaj Gjykate.

 

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Do ndërroj argument. Kemi ambasadoren amerikane dhe atë të Bashkimit Europian, të cilët këmbëngulin që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda dhjetorit. Si është e vërteta?

Presidenti Meta: Kush përfitoi më shumë se tre vjet nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese? A e patë Ju, çfarë ndodhi në Kosovë?

Gjykata Kushtetuese u shpreh, qeveria është e paligjshme.

Një Gjykatë Kushtetuese e këtyre standardeve,  pa dyshim që,  duhet të kishte thënë me kohë, që ky është një Parlament jo kushtetues, këta deputet që kanë hyrë janë jo kushtetues.

Edhe, që shumica e PPP-ve me miliarda euro gjatë këtyre dy viteve, që kanë kaluar pa Gjykatë Kushtetuese, janë gjithashtu anti-kushtetuese edhe në kundërshti me interesin publik.

Mendoj që edhe Komisioni i Venecias, e ka sqaruar shumë qartë në të kaluar këtë debat, që përgjegjësia ka qenë e njerëzve të maxhorancës në krye të KED-së, edhe në krye të vet Parlamentit.

Bllokimi sistematik që maxhoranca i ka bërë KED-ve, vit pas viti.

Është e qartë, që në gjithë këtë histori i vetmi institucion gjithashtu, dhe i vetmi person, sepse përveç angazhimit tim për më shumë se tre vitesh si President dhe në angazhimin e mëparshëm si Kryetari i Kuvendit, ka qenë pikërisht për të parandaluar një situatë të tillë që vendi të ngelej pa Gjykatë Kushtetuese. Këtë e dinë të gjithë aktorët e tjerë dhe bashkëfajtorët, se përse  pse jemi në këtë situatë.

Presidenti, gjithmonë ka qenë kryesori që ka kërkuar bashkëpunim.

Dihen veprimet e tyre të njëanshme, vetëm me një qëllim , për kapjen e Gjykatës Kushtetues, siç kanë bërë me institucionet e tjera të drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb