Në përpjekje për të thyer Rekordin Botëror Guinness për orkestrën më të madhe në botë, të shtunën në një koncert në Venezuelë, 12 mijë fëmijë dhe të rinj performuan marshimin sllav të kompozitorit rus Pjotër Çajkovski.

Akademia Ushtarake e Venezuelës u mblodh me qindra violina, viola, kontrabas, bateri, ku mijëra muzikantë, kryesisht fëmijë dhe të rinj, luanin me një qëllim të vetëm: të vendosnin një rekord si orkestra më e madhe në botë.

Muzikantët, të gjithë të lidhur nga një rrjet orkestrash rinore në vend, performuan një kompozim 10-minutësh në natyrë në praninë e mbikëqyrësve të pavarur, detyra e të cilëve ishte të kontrollonin nëse më shumë se 8.097 instrumente po luanin njëkohësisht, gjë që do të thyente rekordin aktual.

Performaca u shfaq drejtpërdrejt në YouTube në kompleksin e Akademisë Ushtarake në Karakas.

Libri i Rekordeve Guinness do të përcaktojë brenda dhjetë ditëve nëse rekordi është vendosur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb