VENEZUELE
Presidenti i Venezuelës, Nicola Maduro ka dërguar një makinë të blinduar drejt qytetit të Santa Elena de Uairen, në kufi me Brazilin, për të evituar hyrjen e mjeteve të ndihmës humanitare ndërkombëtare të Pacaraima, qytet brazilian në pjesën tjetër të kufirit.
Vendimin e Presidentit Maduro e kanë bërë me dije banorët vendas, të cilët kanë publikuar imazhe të makinave të blinduar në rrjete sociale. Fotot më pas janë shpërdarë disa herë, për t’u publikuar më pas në mediat lokale.
“Karakas ka vendosur të ‘rishikojë’ marrëdhëniet diplomatike me me antilet Holandeze, Aruba, Bonaire dhe Kuracao”, ka bërë me dije, Delcy Rodriguez, zëvendësuesi i presidentit në ngarkim, Nicola Maduro.
(BalkanWeb)