Veriu i Shqipërisë është goditur nga lëkundje të forta tërmeti mesditën e sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë Vermoshit.

Sipas raportimeve të para thuhet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë, me thellësi 1 km.

Por tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë, në zonat periferike.

Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Kukës, Shkodër e Dibër.

 (e.f/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: