ZELANDE E RE- Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët në Zelandën e Re pritën Vitin e Ri 2018. Zelanda e Re ishte ndër të parat që priti Vitin e Ri ndërsa mbizotëroi për disa minuta atmosfera që karakterizon ndërrimin e viteve.

vesa-1

Po ashtu edhe Vesa Luma dhe Big Basta, të cilët prej pak kohësh janë zhvendosur në Zelandën e Re kanë festuar ardhjen e vitin 2018. Vesa ardhjen e Vitit të Ri ka preferuar ta ndajë me miqtë e saj virtual në Instagram, duke postuar një video.

vesa-2

Çifti dhe djali i tyre Lian i janë bashkuar njerëzve te tjerë në Auckland të Zelandës së Re dhe kanë shijuar spektaklin e fishekzjarrëve kur ora ka shënuar 00:00 duke i uruar edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: