KOSOVE- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Kosova asnjëherë nuk do të jetë vatër e ekstremizmit, krimit të organizuar dhe anarkisë.

Këto komente ai i bëri në ceremoninë inaguruese të hapjes së nyjes lidhëse të Rrugës 6“ Arbër Xhaferi” me Rrugën 7 “ Ibrahim Rugova.

Ndërkohë, shefat e grupeve parlamentare të subjekteve opozitare kanë deklaruar se pozita është fshehur, duke mbajtur seancën në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Ata kanë krahasuar Kadri Veselin me Jabllanoviqin dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Shefat e deputetëve të opozitës thanë se janë të vendosur të vazhdojnë kundërshtimin e marrëveshjes së Asociacionit serb dhe demarkacionit me Malin e Zi dhe do të bëjnë edhe më shumë se deri tani nëse është e nevojshme, për t’i kundërshtuar këto dy marrëveshje.

Duke folur për seancën e së premtes, thanë se pushteti ka tejkaluar çdo normë kushtetuese.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: