(Rusi, 2018)

Nga Skifter Këlliçi

Që nga humbja 16-0 e Rusisë kundër Gjermanisë në Lojërat Olimpike të Stokholmit më 1912, përfaqësusja olimpike, këtë radhë e Bashkimt Sovjetik, pikërisht pas gjysmë shekulli, pra, më 1952  zbriste sërishmi  në mejdan në Olimpiadën e Helsinkit dhe arrinte deri në gjysmëfinale, ku mundej nga “shemra” e saj, përfaqësuesja  olimpike e Jugosllvisë së Titos, me të cilën Stalini i kishte qëruar njëherë e mirë hesapet më 1948,  duke e përzënë nga  “vatha” komuniste. Për ironi të fatit, do të mundej prej saj në gjymëfinale, dhe, me t’ u kthyer në Moskë, futbollistët e gjorë “do të hanin dajak” dhe do të shpërndaheshin bashkë me drejtuesit anëekënd si “zogjtë e korbit”, sepse nuk kishn mbrojtur edhe atje në fushë  idealet marksiste-leniniste  ndaj renegatëve  titistët $artabesë.

Por në botërorin 2018 përfaqësesja ruse, vinte me goxha tituj  në krahëror: kampione se Evropos më 1958,  nënkampione më 1972, 1988 dhe  vendin e katërt më 1966 në botërorin Angli ‘64..

Në   11 stadiumet qyteteve ruse ku do të zhvillohehin ndeshjet e këtij botërori, midis të cilëve në Moskë, Sankt Petërburg, Rostov mbi Don, Kalingrad, Krasnodar, Samara, Podolsk, Kazan… jo vetëm tifozët rusë, që në rusisht quhen  ‘balelshiki’, por, mbi të gjitha qeveria ruse  me “car”  Putinin në krye prisnin të zhuritur që, në mos kampione, Rusia    paktën  të ishte në podium e nderit midis më të mirave.

Nga “sitën” e kualifikimevei ishin kacafytur  128 skudra nga “lëmshi” tokësor , por vetëm 32 të ndara  8 në grupe, erdhën për të kaluar muajin “e mjaltit futbollistik”  në qytetet ruse, nga ku do të dilnn 16 “bajlozët” që do të vazhdonin betejat  në rrethin tjetër  të “ferrit”, sipas regullit “humbe, mbprapsht në shtëpi!”.

Në grupin e parë  Uruguai dhe Rusia përcollën pa ceremoni $iftin afro-aziatik   Arabi Saudite dhe Egjipt , madje kjo e fundit iku me duar bosh pa asnjë pikë, duke vajtur mungesën e shenjëtarit  magjik Salah.

Edhe në grupin e dytë $ifti iberik Spanjë-Portogali përcolli $iftin  afro-aziatik Iran-Marok, ndonëse iranianët   u  “kërryen dy iberikëve   nga një pikë  dhe vunë përposh Egjiptin, gjithnjë  pa Salahun e dëmtuar.

Franca dhe   Danimarka në grupin e tretë, kliente hijerënda të botërrëve , përcollën  gjithashtu pa ceremoni Perunë jugamerikane dhe Australinë e kengurëve, që arriti t’i zhvaste një pikë danezëve nordikë.

Në një kohë që kroatët me 9 pikë të plota  zunë vendin e parë në grupin e katërt, pasardësit e   Maradonës që i ndiqte me trishtim në shkallët e  stadiumeve, me  vetëm  një pikë më shumë se Nigeria, zunë vendin e dytë, kurse islandezët ‘akullorë’  u strukën në vendin e fundit, shumë larg paraqitjes së Europianit të  dy viteve më parë, ku kishin arritur të mënjanonin Anglinë.

Brazili, pesë herë perandori i futbollit botëror ‘duke marrë përkrahu’ Zvicrën e kosovarëve Xhaka, Shaqiri,  Mehmeti…  që me dy golat e tyre gjunjëzuan  Serbinë arrogante, zunë vendet e para ne grupin e pestë, dhe serbët dhe pas tyre kostarikanët u mënjanuan.

“Kështjella gjermane”  u rrënua pas predhave të   meksikanëve dhe koreano-jugorëve në grupin e gjashtë, dhe për herë të parë  pasuesit e Bekenbauerit, Mylerit dhe Netcerit, që më 1971 i kemi parë edhe në Tiranë, u larguan  të kërrusur nga arena e botërorëve. Në këtë grup u kualifikuan Suedia dhe Meksika.

Asgjë e beftë nuk ndodhi në grupin shtatë, ku Belgjika dhe Anglia  u dhanë lamtumirën Tunizisë dhe Panamasë, tepër modeste në këtë botëror.

Grupi i tetë dhe i funditit ishte thuajse   i “të parëve midis të barabartëve”, ku në ‘kolltukët ‘ e parë  u ulën  Kolumbia pastaj  Japonia, që la pas Senegalin me pikë të barabarta, por me golaverazh më të mirë se kolumbianët . Habiti Polonia, që mbeti e fundit.

Nisi kështu faza, ku të tetë $iftet fituese, ashtu si në një arenë gladiatorësh do të kapërtheheshin me njera- tjetrën pa hesape,  për “për jetë  a vdekje”.

Ishin dy golat e Mbapesë në 64’ dh 68’, që i sguruan fitoren Francës në përplasjen me  Argjentinën, e cila në minutën e fundit nuk mundi  ve$se të shkurtonte largësinë me anë të Agueros në takimin që u mbyll  4-3 për   “blutë”.

Edhe në takimin Uruguai-Portogali ishte Kavani që me dy gola në 7’ dhe 72’ i dha pasaportën e $erekfinaleve Uruguit, duke zhgënjyer Ronaldon me shokë, që dy vjet më parë kishn rrëmbyer Europianin 2016.

Spanja,  nuk mundi të shkonte më larg se barazimi në takimin me rusët,  të zotët e shtëpisë; madje ata shënuan në  12’ pas goli të   Ignatievi$it në …porten e vet,  por gabimin e tij e shleu Zjuba me 11-metërsh. Me lotarinë e 11- metërshave, Rusia pa meritë të ve$antë u hodh në $erekfinale.

Brazili më gola të Neimarit në 51’ dhe Firminos në 88’mundi të mposhtte meksikanët, të cilët  jo rallë kanë qenë për ta “kockë që nuk kapërdihet lehtë”.

Më  vështirë e pati Belgjika në takimin me Japoninë…Deri në minutën e fundit rezultati ishte i barabartë 2-2, me golaë Vertonghenit dhe Felainit në 69’dhe 74’ për belgët, dhe 48’ dhe 52’ nga Haragu$i dhe Inui në 52’për aziatikët këmbëshpejtë.

Zvicra gjithnjë me shqiptarë të prirë nga Shaqiri, nuk mundi të “$ante akullnajat” para portës suedeze, për më tepër pësoi një gol fatal nga Forserbgu dhe për fat të keq u largua nga ky botëror.

Anglezi Kejn shënoi një gol nga pika e 11-metrëshit në takimin me Kolombinë, dhe kur pritej të triumfonte, bash në minutën e fundit ishte Mina që barazoi . Edhe në shtesën prej 30 minutash, këto shifra nuk lëvizën. Vetëm me  lotarinë e 11-metërshave anglezët mundën  të ngadhnjenin….

 

Erdhën dhe   $erekfinalet…

 

Epërsia e francezëve ndaj urguajanëve ishte e padiskutueshme; megjithatë, “blutë”depozituan në portën e këtyre të fundit  vetëm dy gola; me anë të Varanit n në 40’ dhe  të Grizmanit në 61’.

Dhe ja e papritura më e madhe e këtij botërori… Brazilianët, pesë herë fitues të Kupës së Botës, u përulën para stuhisës belge. Me sa dukej ndikoi edhe autogoli  i Fernandinjos në 13’, që solli edhe golin e De Bruinit në 31’. Në pjesën e dytë Brazili mundi të shënonte me anë të Augustos  të vetmin gol të “ngushullimit” ‘ në 76’, por jo më shumë…Ishte kështu dështimi  i katërt i kësaj skudre radhazi që nga viti 2002, kur ishte ngjitur në piedestalin e fitores.

Me golat e Megairit dhe Alit, përkatësisht në 30’ dhe 69’, Anglia i dha fund aventurës suedeze në këtë botëror.

Rusia u mposht nga Kroacia lilipute. Loja e rrëgullt përfundoi 1-1-  me gola të #erishevit për rusët në 31’ dhe 39’ të  Kramari$it. Pastaj në shtësë  shënoi Vida (101’) për kroatët   dhe barzoi Fernandezit, (115’) për të zotët e shtëpisë…Por këtë radhë lotaria e 11-metërshave u priu ballkano-perendimorëve 4-3,dhe Rusia doli kokulur nga ky botëror dhe bashkë me të edhe… Putini.

Në gjysmëfinale “komshinjtë”, Franca dhe Belgjika dhanë spektakël , ku të dyja skudrat humbën raste shënimi, por dhe portierët u bënë ‘diga’ para portave të tyre, sidomos    Kurtuai i belgëve. Por Umtiti  me goditijen e tij të kalibruar  në 51’ u dhuroi  fitoren francezëve.

Kroatët dëshmuan ndaj anglezëve se jo më kot kishin arritur deri në këtë pikë të lartë të botërorit, kur, edhepse pësuan gol që në 5’ të shënuar nga anglezi   Triper, nuk u befasuan, shënuan  golin  e barazimit me anë të nga  Perisi$it dhe  mposhtën   Anglinë në shtesën e lojës në 109’ me  golin  i Manzuki$it.

Kështu në finale e zhvilluar në stadiumn  “Luzhniki”  të   Moskës  në prani të 78.001 spektatorëve dhe 10 burrave shtetarë, me Putinin në krye, u përplasën  Franca dhe Kroacia. Blutë fituan 4-2, por fillimi i ndeshjes solli një gol aksidental në portën e kroatëve , që luajtën  më mirë në pjesën e parë: në 18’ pas një faulli të paqenë të dhëë në dëm të tyre nga gjyqtari argjentinas Pitana, Kroacia pësoi një autogol nga  Manzuki$i në 28’, dhe pas barazimi t të Perisi$it 10 minuta më vonë, ajo u godit nga një 11-metërsh rastësor, të kthyer në gol  nga Grizmani. Kur francezët kishin arritur në kuotën e katër golave me anë të Pogbasë ,( 59’) dhe  yllit në ngjitje Mbapesë, (65’), kroatët shënuan golin e dytë, por edhe ai rastësor me anë të Manzuki$it, (69’).

Skuadrat u paraqitën në fushë me këto përbërjre:

 

Franca- Loris, Pavar, Varan, Umtiti, Lukas, Pogba, Grizman, Mbape, Kante, Matuidi, Zhiru.

 

Kroacia- Suba$i$, Vrsaljko, Strini$, Lovren, Vida, Perisi$, Modri$, Brozov$,  Rebi$, Manzuki$.

 

Gjyqtar Pitana, (Argjentinë).

 

Në takimin për vendin e tretë, duke mundur Anglinë 2-0 me gola të Munierit dhe Hazardit,  Belgjika, edhe ajo lilipute si Krocia, dëshmoi se ishte një superfuqi  e padiskutueshme në ‘mexhlisin’  e futbollit botëror.

 

Golshuesi më i mirë  u shpall anglezi Kein me 6 gola, nga të cilët 3 me 11-metërsh.

 

Golin më të shpejtë   e  shënoi danezi Jorgensen në minutën e parë të ndeshjes Kroaci -Danimarkë,  (1-1), në kohën e rregullt.

 

Lojtari më I mirë u cilësua Modri$i, (Kroaci), portieri më imirë Kurtua, (Belgjike).

 

Në 64 ndeshjet e Botërorit 2018 u shënuan 169 gola, (2.64 për ndeshje)  dhe  u ndoqën nga 3.045,376 shikues.

 

Ashtu si Fileas Fogu i romanit “80 ditë rreth botës” të shkrimtarit popullor francez  Zhyl Vernit, edhe në bëmë një   “ekskursion”, por  prej 88 vitesh rreth planetit të futbollit, për  të arritur në Botërorin e Futbollit Katar,  (2 nëntor – 18 dhjetor) .

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb