TIRANË

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi me sa duket është lodhur sot nga sjellja e ministrave dhe në një moment nuk ka duruar më. Pak minuta para se të përfundonte seanca, ndërsa Ruçi lexonte nenet dhe ligjet që duheshin miratuar, me sa duket ministrat janë futur në një diskutim që i ka marrë vëmendjen kreut të Kuvendit.

Ruçi iu ka kërkuar të heshtin pasi po miratohej buxheti i shtetit, ndërsa i ka kërcënuar me pezullim të seancës.

“Ju lutem dhe njëherë zotërinj ministra, do pezulloj seancën vetëm për juve. Miratohet buxheti i shtetit. S’keni ardhur për muhabete këtu”, iu tërhoqi vëmendjen kreu i Kuvendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë që nga maxhoranca është kërkuar një ndërhyrje dhe një saktësim, Ruçi sërish ka pasur kritika.
“E saktësonit kur prutë materialin jo këtu, dakord ë se s’keni bërë kërkesë. E pra. I shkruani gjërat para se t’i bini”, tha Ruçi.

Deputetja e maxhorancës Evis Kushi ka kërkuar një saktësim në një prej ligjeve dhe zëvendësimin e fjalëve.
“Kemi nevojë të bëjmë një saktësim për të qenë korrekt me atë çka u votua në komisionin për ekonominë dhe financat. Në vend të fjalëve ‘burrë, grua’ ne do të vendosim ‘bashkëshort, bashkëshorte’ për ta sqaruar dhe saktësuar më mirë lidhjen gjinore në familje dhe e dyta pas fjalës ‘fëmijë’ ne do të shtojmë ‘vetëm një herë ndaj një përfituesi’ sepse kjo ishte çka votuam në komisionin e ekonomisë. Pra, tatimi për të ardhurat hiqet vetëm për një banesë jo për të tjerat”, tha Kushi.

Ruci 2
Ruci 2

Ruçi pyeti më tej se kush e ka ndryshuar formulimin dhe iu kërkoi që të jenë më të kujdesshëm. “Kush ua ka ndryshuar. Kush e zbardhi? Ju i zbardhni dhe ju i firmosni, vetë firmosni, vetë vulosni. I firmosni dhe i vulosni mirë, hajt”, tha Ruçi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb