Aventura e Memphis Depay te Barcelona mund të përfundojë pas vetëm një sezoni. Trajneri i katalanasve nuk e sheh si pjesë të projektit dhe drejtuesit janë vënë në lëvizje për të zgjedhur një zgjidhje.

Sipas AS, kushdo që është i interesuar për të blerë kartonin e sulmuesit, duhet të paguajë 25 milionë euro.Sulmuesi hollandez u aktivizua për 28 sfida në La Liga ku gjeti rrugën e rrjetës plot 12 herë. Sa i takon assisteve, Depay dha 2 herë pasin e fundit.

Sa i përket situatës te Barcelona, gjigandët e La Liga lanë të lirë De Jong pas përfundimit të huazimit, ndërsa mund të humbasin edhe shërbimet e Ousmane Dembele, nëse nuk rinovohet kontrata.

 

Uj
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: