Pas lirimit nga Komisariati nr. 1, një prej protestuesve të shoqëruar gjatë protestës së sotme para Kuvendit, Shkëlzen Bushi, ka falënderuar News24 për ndjekjen e ngjarjes, ndërsa ka akuzuar policinë për mënyrën e shoqërimit të protestuesve. Sipas tij, protestuesit kanë qenë gjatë gjithë kohës në vijën e parë për të mbrojtur efektivët e policisë nga çdo provokim.

“Media e pastër, News24. Vetëm ajo na ka ndjekur. Ne jemi gardhi para policisë, i mbrojtëm me jetën tonë. Ata na tërhoqën zvarrë”, u shpreh Bushi.

Më herët gjatë ditës, disa protestues u shoqëruan nga policia pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit. Pas përfundimit të procedurave, të 6 sapo janë leruar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb