Real Madrid komplikon akoma më shumë rrugën drejt titullit kampion. Los Blancos nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Betis në Sevilla, duke bërë kështu që ekipi i Ancelottit të ketë larg 9 pikë Barcelonën kryesuese.

Madrilenët e nisën siç duhet ndeshjen. Karim Benzema realizoi gol që në minutën e 12-të, por anulohet për shkak të një prekje me dore. Betis provon të dalë përpara, bën diçka të tillë dhe vendos në vështirësi kundërshtarin por vetëm kaq, asgjë më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: