Ok, në rregull. Të gjithë pajtohemi me shprehjen se “pa xhalozi nuk ka dashuri”, por nuk janë të rralla rastet kur xhelozia bëhet problem për raportin në çift. Xhelozia “e sëmurë” ka çuar shpeshherë edhe në ndarje të çifteve.

Megjithatë, ka edhe raste kur xhelozia i shërben një lidhjeje, raste kur e bën romancën më të bukur. Pa dyshim, në të gjitha këto raste kjo nxjesi duhet të jetë në masa të caktuara për të qenë e shëndetshme. Cilat janë rastet kur xhelozia mund të jetë e nevojshme:

Dikush flirton me partnerin

Jeni një një lokal dhe një vajzë që partneri e njeh vjen për ta takuar. Pasi flisni miqësisht me të, ajo i kushton më shumë vëmendje seç duhet partnerit dhe ju mbeteni disi në hije. Pasi ajo largohet, ju mund t’i thoni partnerit se sjellja e saj ju bëri xheloze. Ai do të ndihet mirë dhe kjo gjë nuk është e dëmshme për lidhjen tuaj.

Partneri flet pafund për sukseset e tij

Të dëgjoni dikë që vetëkënaqet për sukseset e tij, mund të jetë e mërzitshme, mirëpo kur është puna në një marrëdhënie, ndryshon situata. Kur partneri po tregon sukseset e tij në karrierë për shembull, mirëpo ju keni pasur një ditë të tmerrshme në punë, ju duhet t’i thoni “Jam shumë e lumtur për ty, por sot kam pasur një ditë jo të mirë”. Kjo është një shenjë xhelozie që gjërat po i shkojnë mirë vetëm atij, por në të njëjtën kohë, ju tregoheni e sinqertë me të.

Ai arrin sukses për diçka që keni punuar të dy

Shpesh çiftet bëjnë aktivitete të ndryshme së bashku. Për shembull ata mund të shkojnë në palestër së bashku dhe instruktori mund të komplimentojë atë për rezultatet që ka arritur. Sapo të mbaroni palestrën, ju duhet t’i thoni se u ndjetë xheloz që instruktori ia tha vetëm atij këtë gjë. Ky detaj, sado i vogël, do t’ju afrojë akoma edhe më shumë.

Ai ju lë pas dore dhe merret me një aktivitet tjetër

Ndodh që ju duket sikur partneri po ju tradhton, jo me një person, por po ju lë pas dore për një aktivitet që e pëlqen shumë. Për shembull, ai mund të ketë një hobi aq të madh dhe ju harron në momente të caktuara për të. Nëse ka diçka të tillë në marrëdhënien tuaj, duhet t’ia thoni partnerit. Ndoshta ai nuk e di, sepse është i përfshirë, por kur ne i komunikojmë nevojat tona, shpesh e kuptojmë se njerëzit nuk e kanë çuar në mendje si jemi ndier ne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb