Teuta arrin të fitojë sfidën e parë të çerekfinales në Kupën e Shqipërisë, përballë Skënderbeut me fitoren minimale 0-1. Kjo sfidë u luajt mes dëborës që kishte pushtuar fushën në stadiumin e Skënderbeut.

Golin e fitores e shënoi Rubin Hebaj në minutën e 61-të. Tani djemtë e Memellit tani duhet të bëjnë të pamundur të mposhtin Teutën në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana”.

Nga ana tjetër, debutimi me fitore nga ana e Renato Arapit, i jep më forcë kampionëve të Shqipërisë të vazhdojnë në rrugën e fitoreve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb