Një i ri është vetëplagosur me armë zjarri në Kurbin, dhe më pas është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari A. M., i cili ka mbërritur rreth mesnatës së kaluar në spital, i plagosur me armë zjarri. Pas verifikimeve, policia ka zbuluar se i riu është vetëplagosur me pistoletën që mbante pa leje.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Vetëplagoset me armë zjarri, vihet në pranga 26-vjeçari.

Rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, në spitalin e Kurbinit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 26-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me armë zjarri, në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur ky shtetas.

Në vijim të veprimeve, Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

8b099317 9150 49f0 8a47 95dfa65cb4f2
8b099317 9150 49f0 8a47 95dfa65cb4f2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: