KRUJE-Një i burgosur është gjetur i vetëvarur në ambientet e burgut të Zaharaisë në Krujë. Mësohet se viktima është T.Z 48 vjeç, banues në Berat, i cili ishte i dënuar për vrasje. Sipas policisë ai u gjet i vetëvarur me çarçaf, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet.

Njoftimi i policise:
Më datë 30.07.2017, rreth orës 11:30, në ambjentet e I.E.V.P Zahari, Krujë, është gjetur i vetëvarur shtetasi T.Z. (i dënuar për vrasje) 48 vjeç, banues në Berat.

U kryen veprimet e para proceduriale në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe dyshohet se ky shtetas është vetëvarur me çarçaf në ambjentet e I.E.V.P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb