TIRANË

Analisti Artur Zheji dhe kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati kanë folur për kandidimin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Zheji thekson se Kurti do të eksportojë model pozitiv nga Kosova. Murati nënvizon se VV e vendit tonë dhe e Kosovës kanë të përbashkët vetëm emrin.

Artur Zheji: Rama thotë se Kurti po ndërhyn në punët e brendshme. Pesha e Albin Kurtit në Shqipëri është e ndjeshme.  Maxhoranca shihet si mamuthe e korrupsionit. Kurti do të eksportojë një model pozitiv nga Kosova në Shqipëri, që të shëndoshë trupin e vendit tonë.

Erl Murati: Besoj se ka etje ose uri për forca të reja politike. Vetëvendosje besoj se do marrë rezultat të dobët. VV në Shqipëri me atë në Kosovë kanë të përbashkët vetëm emrin. Është njësoj sikur të marrësh SYRIZA-n dhe ta sjellësh në Shqipëri.

Abazi duhet të rrijë 10-15 vjet sa të rritet si figurë e më pas mund të ketë karrierë shumë me sukses. Kurti në Kosovë ishte në fund në odës, por me idealizëm ia arriti të bëhet kryeministër, duke arritur në majat e politikës. Klasa politike në Shqipëri flet me tone, në bazë të interesave partiake.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb