TIRANË

Protestat janë një e drejtë e garantuar dhe debati politik i jep shëndet demokracisë. Kështu mendon Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili tha sot në “Real Story” në News24 se është rritur me protesta përballë Serbisë dhe se protestat i sheh demokratike.

Thaçi foli dhe për organizatën “Syri i Popullit” që e konsideron organizatë terroriste për të cilën akuzon Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

“Lidhur me protestën e nesërme të Vetëvendosjes së paralajmëruar nga Albin Kurti, ai deklaroi se e drejta e tubimit është e respektuar dhe garantuar.
Kurti nesër ka shpallur një protestë, ju thoni që situata politike është qetësuar por a ju shqetëson fakti që situata ka shtuar frymën kritike?
Debatet politike vetëm sa i dhanë dhe një shëndet më të fuqishëm demokracisë në Kosovë. Gara politike e rrit përgjegjësinë institucionale prandaj dhe e drejta e tubimit është e respektuar e garantuar. Unë vet jam rrit me protesta përballë Serbisë. Edhe reagimi apo tubimet që do të paraqiten nesër i shoh si demokratike.
Jo vetëm që e kam deklaruar por është e verifikuar nga organet e drejtësisë. Kanë marrë vendim për një organizatë. Ka qenë rasti i zotit Azem Vllasi.
Më i rëndë është veprimi i tyre se deklarimi publik. ka qenë një listë e njerëzve që e kanë përfshirë në listë. T’u japim kohë organeve të drejtësisë”, deklaroi Thaçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb