Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën, ku një efektive 21-vjeçare vrau veten me armën e shërbimit, u arrestua i dashuri i saj.

Ai akuzohet për veprën penale pengimi i zbardhjes së të vërtetës. Gazetari Igli Çelmeta, raporton për BalkanWeb se i dashuri, 27-vjeçari me inicialet E.N., ka fshirë disa mesazhe në telefonin e të ndjerës në komunikimet me të.

Burimet tonë se i riu pas ngjarjes, ka shkuar në banesën e saj dhe ka lëvizur nga vendi edhe armën e shërbimit të 21-vjeçares me të cilën ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Po ashtu mësohet se babai i 27-vjeçarit po ashtu ishte polic dhe punonte në të njëjtin komisariat me 21-vjeçaren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb