Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko është konfirmuar në detyrë nga KPK.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Bejko të premten u njoh me gjetjet e KPK për rivlerësimin kalimtar ku u konstatuan disa pasaktësi dhe mospërputhje për likuiditetet dhe burimin e disa pasurive.

Nga ana tjetër ajo është vlerësuar pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin e treguar në detyrë si prokurore dhe këtë të hënë është konfirmuar në detyrë nga KPK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb