TIRANE

Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, njëherësh kandidat për në SPAK, ka dalë sërish sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Martini është hetuar një herë në tri kriteret e vlerësimit, po hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër.

Në padinë e tij, denoncuesi ngre dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr. Komisioni verifikoi zëvendësimet e prokurorëve në dosjet e Prokurorisë Shkodër, gjatë kohës që Martini ka qenë drejtues dhe për kërë shkak, komisioni i kërkoi shpjegime Martinit për procedurat e riorganizimit, rishpërndarjes së ccështjeve dhe zëvendësimit të prokurorëve. Nga hetimi është konstatuar se 10 nga 13 dosje të trajtuara më parë, i janë caktuar të njëjtit prokuror.

Para KPK-së, Martini tha se ka drejtuar prokurorinë e Shkodrës prej muajit nëntor 2017 deri në qershor 2018, dhe se është munduar të japë kontributin e tij.

“Në Shkodër mora informacion se eksponentë të krimit ndikonin tek prokurorët. Për këtë shkak unë inkurajova prokurorë oficerët. Aplikova metodat proaktive për të zbardhur disa ngjarje si vrasje me shpërthime me tritol apo tjetërsim pronash në bregdet.” u shpreh Martini ndërsa theksoi se  prokuror nuk kishte certefikate sigurie e për këtë arsye ka kryer ndarjen në seksione. Ndër të tjera Martini tha se në një prej rasteve, zëvendësimi i prokurorit është bërë me kërkesë nga i pandehuri.

Në vijim Komisioni i Pavarur i Kualifikimit theksoi se rezulatet shtesë iu përcollën Martinit në 15 janar, për të cilat ai dha arsyetimet e tij.

“Në nëntor 2017 jam komanduar si drejtues i përkohshëm në Prokurorinë e Shkodrës. Nuk kërkova unë të isha drejtues, madje e kam kundërshtuar, për shkak të ngarkesës që kisha me dosjet.

Sa isha drejtues në nëntor 17- qershor 19 u angazhova për organizimin e punës. Inkurajova oficerët e pilicisë gjyqësore. Ndërtova marrëdhënie stitucionale që ishin vënë në dyshim. U bëra pjesë e hetimit të dosjeve mbi ngjarje të rënda kriminale.

Në bashkëpunim me policinë lokale rihapa disa cështje të pezulluara. Disa prej dosjeve kaluan për kompetencë në Prokurorinë për Krimet e Rënda.Në asnjë rast kur janë zëvendësuar prokurorët nuk ka patur ankesë nga ana e tyre” u shpreh Martini. KPK pritet të japë vendimin e tij për prokurorin Martini, më 29 janar ora 10:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb