Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se propozimin për vettingun në politikë nuk do ta votojë Edi Rama.

Gjithashtu, ai deklaroi se për këtë propozim të bërë nga partia që ai drejton, nuk do të pritet gjatë dhe nuk do të ketë negocim, sepse sipas tij, ai është shqyrtuar dhe votuar njëherë dhe është i njejtë  ashtu si për gjyqtarët e prokurorët.

Basha tha gjithashtu se ky model është i njejtë ashtu si me gjyqësorin dhe prokurorinë, dhe sipas tij nuk duhet të përdoret standard i dyfishtë.

Analisti Lubonja dhe Bushati shprehen se sistemi i drejtësisë dhe procesi i vettingut në veçanti, nuk kanë forcë përballë përpjekjes që bën Edi Rama për të uzurpuar dhe përdorur drejtësinë, ndaj ata e shohin zgjidhjen tek gjetja e forcave të reja.

Bushati: Është një flluskë që vettingu ka probleme. Nëse i qëndrojmë mendjes dhe logjikës së Bashës, kjo s’funksionon, sepse Rama ka median, ka kriminelët, dhe  kështu fiton prape zgjedhjet.

Lubonja: Këtu të gjithë ne duam politikanë që nuk vjedhin. Ndoshta do të ngrihet një grup, i cili do të hetojë se si e kanë vënë pasurinë.

Basha: Lidhjet me krimin, për një foto me kriminelët, janë hequr gjyqtarë dhe prokurorë.

Lubonja: Problemi i parë është ai procedural. Problemi i dytë është se ne tani, sepse unë kam qenë kundër reformës dhe jam ende, sepse mu duk sikur është një puç dhe manovër për të kapur drejtësinë Edi Rama.  Institucionet që janë ngritur tashmë anashkalohen. Revolucioni do forcë, duhet të vijë një forcë e re, ose forca e juaj duhet të behët më radikale. Ose  përndryshe ndërtohet një formë e re e luftës, e cila nuk është efikase. Nga pikëpamja e kredibilitetit, edhe ndërkombëtarët edhe brenda vendit shërben si kundërpeshë.

Teksa flet për formën se si duhet të trajtohen politikanët, Basha ka një përgjigje të qartë dhe të prerë:  Problem i ngritur nga opozita për krimin nuk është fantazi, por një realitet. Përmenda rastin e Xhafajt. Kemi rastin e Ballës, me toyota, ndërsa në lidhje me mafien ata për ta ndanin tendera në zonën elektorale. Jurges Cyrbja, drejtori i hipotekës, këto sjanë fantazi, por metodë e Edi Ramës. Platforma ofron zgjidhje, dhe zgjidhja është larghimi i tyre. Fakti që e kami çuar në parlament, ne nuk do të  presim me vite. Nuk ka negociata, sepse ai është negociuar njëherë.  Ne themi se politikanët nuk duhet të trajtohen në formë speciale. Ai nuk do ta votojë, për këtë ne jemi të bindur, tha Basha në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në “News 24”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb