David Beckham kujdeset shumë për gruan e tij, Victoria, e cila ka lëvizur me paterica që nga mesi i shkurtit, pasi theu këmbën gjatë stërvitjes.

Duke parë që Viktoria ka vështirësi me lëvizjet e saj edhe brenda shtëpisë, Davidi u sigurua që t’i jepte asaj dhuratën e duhur për të arritur më shpejt në destinacion, qoftë edhe kuzhina.

Në veçanti, David i dhuroi asaj një skuter, mbi të cilin Victoria mund të vendosë këmbën e saj të lënduar, duke siguruar rehatinë që i nevojitet për të lëvizur nëpër shtëpinë e tyre të madhe pa paterica, por me fuqinë e këmbës së saj të djathtë.

David këmbënguli se nuk është një biçikletë, por një makinë speciale e quajtur ‘KneeRover’ dhe me çmim 300 £. Makina ka një shportë të madhe përpara, për të cilën Victoria tha me shaka se do të jetë e mbushur me verë dhe gjithashtu ka një zile për t’ju paralajmëruar se po afrohet.

Victoria Scooter
Victoria Scooter

“Dhurata më e mirë që më ka bërë burri im ”, ka shkruar 49-vjeçarja në një Story.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: