Victoria dhe David Beckham, po shijojnë disa momente relaksuese dhe me diell në jahtin e tyre luksoz në Miami. Dizajneri, 48 vjeç, dhe ish-futbollisti, 47 vjeç, shijojnë pak relaksim me vajzën e tyre më të vogël Harper. Ai i mbuluar me kapele ka nxjerrë në pah edhe barkun e tonifikuar, ndërsa ajo me syze dielli dhe flokë të mbledhur ka shfaqur një siluetë perfekte me pantallona të shkurtra të zeza dhe bluzë.

Jahti i Victoria dhe David Beckham ka një vlerë prej 7 milionë eurosh dhe është vërtet një ëndërr. Emrin “Seven” e ka marrë nga numri i fanellës së veshur nga ish-kampioni i Anglisë në skuadrën e Manchester United dhe është edhe emri i dytë i fëmijës së tretë Harper. Jahti ka 28.5 metra gjatësi dhe ka pesë kabina që mund të strehojnë dhjetë të ftuar, përveç anëtarëve të ekuipazhit. Është i pajisur me sallë kinemaje, ambjent lojrash, sauna dhe spa, palestër, me pak fjalë, gjithçka që ju nevojitet për relaksimin e një kampioni! Varka, e ndërtuar në Itali dhe me të cilën ata lundruan në Mesdhe gjatë verës (nga Kroacia në Bregun e Amalfit), është ankoruar normalisht në Miami jo shumë larg vilës ku jeton familja Beckham.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa Victoria dhe David Beckham pushojnë në valët e Majamit, nuk ka asnjë shenjë të zvogëlimit të thashethemeve të ‘luftës së ftohtë’ mes Beckhams dhe Peltz, familja e gruas së Brooklyn që u martua me Nicola Peltz në pranverë. Mes vjehrrës dhe nuses duket se nuk ka sy të mirë. Gjithçka nisi kur nusja e djalit të Victoria dhe David Beckham u përplas me stilisten duke e akuzuar se i kishte vjedhur vëmendjen. Urrejtja vazhdoi gjatë gjithë verës, por në shtator Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham morën pjesë në Javën e Modës në shfaqjen e modës të Victorias. Por pavaresisht kësaj vështirë të mendosh se paqja është bërë. Ishte thjesht një armëpushim. Në fakt, Nicola dhe Brooklyn ditët e fundit morën pjesë në një festë të Halloween-it të veshur si Romeo dhe Zhuljeta. Referenca për dy familjet konfliktuale është lexuar nga shumë njerëz dhe një shenjë se grindja nuk ka përfunduar ende. Aq më tepër që çifti tashmë ka refuzuar ftesën e Victoria dhe David Beckham për të kaluar Krishtlindjet me ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb