Arturo Vidal dëshiron të largohet nga Interi. Mesfushori kilian kërkon një eksperiencë të re dhe tashmë ai ka një preferencë. Bëhet fjalë për Flamengon, ekip ky që luan në Brazil.

Sipas asaj që shkruajnë mediet braziliane, Vidal ka kërkuar shtëpi në Rio Di Janiero, ccka shton akoma më shumë thashethemet për një transferim të mundshëm.

Për 34 vjeçarin do të ishte eksperienca e tij e parë në atë vend. Lojtari më parë, ka dhënë kontribut për Bayern, Juventus dhe Barcelona.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: