Manchester United nuk fal dhe merr një fitore me vlerë në transfertë ndaj Leeds, me shifrat 0-2.

“Djajtë e kuq” pretendojnë penallti në fillimin e pjesës së dytë pas një rrëzimi të Rashford por arbitri nuk merr parasysh protestat dhe vijon lojën. Ekipi i Ten Haag do çante mbrojtjen kundërshtare në 10 minutat e fundit, duke shënuar dy herë me Rashford dhe Garnacho.

United është në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Leeds është në vendin e 17-të me 19 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb