TIRANE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se hetimi i Prokurorisë për vrasjen e Aleks Nikës nuk mund të fokusohet vetëm tek ekzekutorët, pa marrë në hetim urdhëruesit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla teksa ka publikuar një video të dhunës së shtetit ndaj protestuesve te pafajshëm thekson se Sali Berisha për 10 vite me rradhë rreh gjoksin se ai është urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues.

Sipas Ballës, Lulzim Basha si Ministër i Brendshëm zbatonte urdhërat e Sali Berishës nga tarraca e Kryeministrisë. Ai nuk mori asnjë përgjegjësi madje u gradua në detyrë nga Saliu pas 21 Janarit.

Postimi i plotë:

Jemi informuar se Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjes së protestuesve Aleks Nika më 21 Janar 2011. Por ky hetim nuk mund të fokusohet vetëm tek ekzekutorët, pa marrë në hetim urdhëruesit. Sali Berisha për 10 vite me rradhë rreh gjoksin se ai është urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues. Lulzim Basha si Ministër i Brendshëm zbatonte urdhërat e Sali Berishës nga tarraca e Kryeministrisë. Ai nuk mori asnjë përgjegjësi madje u gradua në detyrë nga Saliu pas 21 Janarit.

10 vite nga masakra e 21 Janarit, DREJTËSIA E RE duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb