Eduard Rroca i papërmbajtshëm. Lojtari shqiptar ia ka dalë të shënojë 3 gola për llogarinë e Istanbulspor në Turqi, në transfertën që po luhet ndaj Denizlispor (2-3, rezultati pas 45 minutash).

Vendasit realizuan të parët me Sismanoglu, por ai që i prishi festën këtij futbollisti ishte pikërisht Rroca me 2 gola të shpejtë, përkatësisht në minutat 28-të dhe 39-të.

Barazimi i menjëherëshëm nga Depe do bëhej i pavlefshëm nga 28 vjeçari shqiptar që do “tundtte rrjetën” sërish në fundin e fraksionit.

 

Eduard Rroca pas eksperienca në Shqipëri me Luftëtarin e Gjirokastrës dhe Kukësit, po luan sezonin e tij të dytë me Istanbulspor.

Në 14 takimet e para të këtij edicioni, shifrat nuk kanë folur shumë për të pasi numëronte vetëm 1 assist. 3 golat e sotëm padyshim se janë një mesazh i qartë për të ardhmen e tij…

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb