Një notare 30-vjeçare në Maldive ka përjetuar momente tmerri kur është kafshuar nga një peshkaqen 100 kg. Ka qenë miku i saj, që ka regjistruar momentin e sulmit. 30-vjeçarja Carmen Canovas Kervelo dhe 37-vjeçari Ibrahim Shafig e dinin, se vendi ku ata u zhytën ishte një zonë ku gjenden peshkaqenë.

“Vendosëm të zhyteshim dhe të notonim pranë një grupi peshkaqenësh”, tha 37-vjeçari. Sipas tij, kur u zhytën në atolin Vaavu në Maldive, u gjendën mes rreth 10 peshkaqenë që jetojnë në atë zonë. Në total dy notarët ishin mes peshkaqenëve për 45 minuta para se të ndodhte ngjarja e frikshme. Në video janë regjistruar dëmtimet që ka pësuar 30-vjeçarja nga pickimi i peshkaqenit në shpinë dhe në shpatull.

Megjithatë, 30-vjeçarja jo vetëm që nuk shkoi në spital, por vazhdoi të notonte mes peshkaqenëve, pasi gjykoi se plagët e saj ishin të lehta. Pavarësisht se kjo specie e veçantë peshkaqeni nuk konsiderohet agresive, kafshimet e tyre, sa herë që ndodhin, shkaktojnë dhimbje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: