Një ngjarje e ngjashme me ato të Kuvendit të Shqipërisë ka ndodhur në Maldive. Pas protestave masive, presidenti arratiset nga Sri Lanka me avion ushtarak! Së bashku me gruan qëndron në Maldive

Çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës duke bërë që disa nga deputetët e opozitës të ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit në shenjë proteste.

Kjo ka nervozuar deputetët partisë në pushtet të cilët po ashtu u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë.

Nga përplasja e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.

Ndër të tjera, mediat lokale shkruajnë se mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: