TIRANË- Kryeministri, Edi Rama, ka uruar një javë të mbarë me një video-informacion nga Elbasani. Kjo video e shpërndarë nga kreu i qeverisë, jep informacion mbi kantieret e Programit Kombëtar për “300 Qendra Shëndetësore”.

Statusi i kryeministrit Rama:

“Dhe me këtë videoinformacion nga qarku Elbasan i kantiereve të Programit Kombëtar “300 Qendra Shëndetësore”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky plan synon kthimin e vëmendjes tek qendra shëndetësore në të gjitha qarqet e vendit. Kjo të paktën siç është thënë edhe nga vetë drejtuesit e qeverisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb