Fabrika e “Birres Korça” eshte bere tashmë ndalesa e vecante per turistet qe vizitojne juglindjen e vendit. 35 turiste franceze qëndruan për vizitë ne ambientet e fabrikes moderne te birres se pare shqiptare dhe shijuan birrën e sapoprodhuar. Prodhimi me cilesine teper te larte ne gjigandin teknologjik la pershtypje te vecanta te turistet duke bere dallimin mes vendeve te tjera per investimin bashkekohor dhe origjinalitetin e shijes së birrës.

Turistët shprehen të suprizuar dhe thonë: ‘Fabrika eshte shume interesante. Ne kemi gjetur nje strukture krejtesisht te paster. Pame nga afer teknologjine e saj. Birra Korca eshte shume e mire, origjinale. Sigurisht qe Birra Korca ben diferencen, cdo birre ka shijen e saj dhe eshte ndryshe nga tjetra por birra Korca ben dallimin.

Ndertesa eshte shume origjinale. Une kam vizituar shume fabrika ku prodhimi ka qene nen toke dhe ketu gjëja interesante eshte qe i kemi ne te njejtin nivel. Gjithashtu shpjegimet teknike nga kompjuteri ishtin shume interesante per mua qe e njihja specifikisht cilesine e prodhimit te birres.

Jo vetem qe kam gjetur nje fabrike shume te mire por edhe birre shume te mire dhe mjerez shume te mire. Jemi duke u kenaqur shume dhe po ja kalojme shume super’.

Historia e gjate e fabrikes se birres se pare shqiptare prej gati nje shekulli, rikonstruksioni i saj dhe investimi aq i kujdesshëm me aparaturat bashkëkohore i lane mbresa te vecanta turistëve të cilët kanë treguar interes për ndërtesën e vecante qe spikat në qytet.

Të ardhur nga eksperienca të ndryshme me birrën, turistët nuk hezitojne të ndajnë emocionet dhe të japin përshtypjet e tyre për birrën duke e cilesuar ate si unike dhe te pakrahasueshme me asnje tjeter: ‘Ne jeten time kam pare shume fabrika birre, ajo që shoh këtu eshte nje proces shume origjinal, sidomos nga cilesia e ujit qe vjen nga mali Morave. Kete birre e gjej me nje shije ceke, të lehte dhe shume te embel per t’u pire, eshte e shkelqyer. Kjo shije eshte shume e mrekullueshme, e vecante,e ndryshme nga birrat e tjera qe njihja deri tani’.

Avantazhi eshte se birra Korca nk eshte shume e forte ne alkool dhe çdokush mund ta provoje pa merak. Me ka bere pershtypje mikpritja e personelit ketu dhe e njerezve ne teresi.

Fabrika e birrës Korca eshte bere ndalesë e përhershme turistike në përzgjedhjet e cdo turisti që viziton qytetin juglindor duke e shndërruar kështu në një atraksion të vyer që ia rrit vlerat qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: